Shkolla “Hristo Botev 2017-18”

Ju Uroj një vit të Mbarë !!

Ky ka qenë urimi i z. Haxhi Pirushi, kryetar i shoqatës “Prosperitet Golloborda” në ceremoninë e hapjes së shkollës bullgare “Nedelno Uçilishte 2017-18” të organizuar në datë 3 Nëntor 2017. Këtë ditë u bë inagurimi i fillimit të shkollës me kohë të pjesshme për vitin 2017-18 ku morën pjesë përfaqësues të shoqatës “Prosperitet Golloborda”, profesora, nxënës dhe prindër. Në programin e kësaj shkolle konsistojnë kryesisht mësimet për gjuhën, historinë, kulturën dhe traditat bullgare. Ashtu si edhe vitet e mëparshme edhe këtë vit, falë kontributit dhe ndihmës së veçantë të kryetarit të shoqatës “Prosperitet Golloborda” u bë e mundur hapja e kesaj shkolle, në mënyrë per ti ardhur në ndihmë sa më shumë, për permirsimin e gjuhës letrare bullgare dhe kulturës në grupmosha të ndryshme me origjinë bullgare, nga fëmije 6 vjeç deri nxënës të shkollave të mesme.
Programi dhe tekstet mësimore janë të miratuara gjithashtu nga Ministria e Arsimit në bullgari, ku një falënderim i veçantë nga z. Haxhi Pirushi, ka qenë gjithashtu edhe për stafin e punës nga kjo ministri, e cila ka dhënë një ndihmë shumë të madhe për organizimin sa më të mire të këtij programi mesimor dhe përmirsimin e tij.

Suksese nxënës dhe punë të mbarë !!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *